Problemet me ndihmën ekonomike janë theksuar ndjeshëm me skemën e re të prezantuar këtë fillim viti. Një problem i tillë është shfaqur edhe në familjen e Arben Pjetranit në fshatin Trush të Njësisë Administrative Bërdicë.

Arbeni shprehet se problemet ekonomike në familjen e tij janë të mëdha. Me tre fëmijë dhe bashkëshorten të sëmurë me kancer, jeta e tij është thuajse e pamundur, pa asnjë të ardhur.

Si të mos mjaftonte kjo, punimet në aksin rrugor Shkodër – Velipojë kanë sjell probleme edhe lëvizjen në shtëpinë e tij. Aktualisht ai ka ndërtuar një urë të improvizuar, megjithatë i është thënë që do të prishet. Ai ankohet dhe kërkon një zgjidhje pasi fëmijët e tij mbeten pa shkuar në shkollë në këto kushte.

Skema e re e ndihmës ekonomike ka sjell problematika të mëdha për shumë familje në Shkodër. E gjithë kjo ka sjell dyndje tek Shërbimi Social.

Përderisa, Arbeni, për Star Plus shprehet se mungesa e të ardhurave nga ndihma ekonomike është një problematikë serioze për familjen e tij.