Komisioneri i BE për Zgjerimin, Oliver Varhelyi vijon vizitën e tij në Ballkanin Perëndimor teksa një prej temave kryesore të takimeve të tij duket të jetë dialogu Kosovë-Serbi.

Vendi i parë që ai vizitoi ishte Beogradi, teksa ka garantuar se BE do të investojë me kapacitetet e saj që dialogu Kosovë-Serbi të bëhet histori suksesi.

“Ne patëm një vizitë të suksesshme të presidentit serb në Bruksel dhe bisedime të suksesshme poashtu për këtë çështje. Ne do të investojmë kapacitetet tona për të ndihmuar dialogun dhe për ta bërë atë një histori suksesi”, tha Varhelyi.