Parlamenti Evropian e miratoi Oliver Varhelyin për Komisioner të Zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Varhelyi, kandidat nga Hungaria, ka qenë në seancë dëgjimore javën e kaluar, por nuk ka arritur t’i bindë plotësisht ligjvënësit e Parlamentit Evropian se është i gatshëm për postin.

Atij i është dashur të përgjigjet edhe në pyetje shtesë me shkrim. Përgjigjet janë dërguar paraditen e së hënës dhe kanë qenë të mjaftueshme që deputetët të konfirmojnë emërimin e tij.

Varhelyi është kandidati i dytë nga Hungaria për komisionar evropian. Para tij ka qenë Laszlo Troscanyi, i cili është refuzuar nga Parlamenti Evropian për shkak të konflikteve të interesit.

Në total, Parlamenti Evropian ka refuzuar tre kandidatë: nga Hungaria, Rumania dhe Franca.Kjo ka qenë edhe arsyeja përse përbërja e re e Komisionit Evropian nuk e ka nisur punën më 1 nëntor, ashtu siç ka qenë e planifikuar fillimisht.

Tre kandidatë të rinj nga këto vende e kanë marrë tashmë konfirmimin e Parlamentit Evropian, i cili pritet të votojë për paketën e plotë të Komisionit të ri Evropian, më 27 nëntor

Artikulli paraprakSTAR SPORT – 18.11.2019
Artikulli tjetërSTUDIO E HAPUR – 18.11.2019