Franca mund të kalojë një valë të katërt të COVID-19. Është këshilltari kryesor shkencor i qeverisë franceze që ka dhënë alarmin për shkak të rasteve nga varianti Delta.
Gjithsesi profesori Jean-François Delfraissy sqarom se vala e katërt do të jetë më e moderuar se tre të parat për shkak të vaksinimit masiv në popullsi.

Franca ka të ngjarë të ketë një valë të katërt të virusit COVID-19, për shkak të një rigjallërimi të rasteve të shkaktuara nga varianti Delta i parë në Indi, tha këshilltari kryesor shkencor i qeverisë franceze Profesor Jean-François Delfraissy.

“Unë mendoj se do të kemi një valë të katërt, por do të jetë shumë më e moderuar se tre valët e mëparshme sepse niveli i vaksinimeve është i ndryshëm krahasuar me më parë,” i tha Delfraissy.

Varianti Delta është kthyer në shqetësues për gjithë botën teksa shteti i parë që po i ndjen pasojat është Australia që ka kyçur gjysmën e popullsisë me detyrim në shtëpi.

Artikulli paraprak‘KUSHTETUESJA’ VENDOS HAPJEN E LISTAVE 100% PËR ZGJEDHJET PASARDHËSE, PRANON PJESËRISHT KËRKESËN E BINDJES DEMOKRATIKE DHE LËVIZJES DEMOKRATIKE SHQIPTARE PËR MANDATET SIPAS HERËSIT
Artikulli tjetërASNJË VIKTIMË NGA COVID-19 NË 24 ORËT E FUNDIT, MINISTRIA E SHËNDETËSISË: 7 RASTE TË REJA