Në bashkinë Shkodër dhe Vau Dejës nuk janë identifikuar akoma raste të infektuara me variantin Delta. Këtë gjë e ka bërë të ditur drejtorja e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Shkodër Xheni Halili ndërsa thotë se qytetarët duhet të jenë të vëmendshëm ndaj simptomave që u shfaqen. Me rritjen e numrit të vaksinimeve, ulet edhe mundësia që variant Delta të përhapet tek popullata.

Drejtroja Halili shton se edhe situata e krijuar nga pandemia COVID-19 në zonat turistike paraqitet e qetë.

Aktualisht, në bashkitë Shkdoër dhe Vau Dejës janë kryer më shumë se 55 mijë vaksinime, një numër ky që rritet nga dita në ditë.

Bashkia Shkodër renditet ndër bashkitë me numrin më të vogël të rasteve active me COVID-19 dhe me numër të lartë vaksinimesh, duke bërë që qytetarët të shijojnë pushimet e verës larg frikës së infektimit të mundshëm në det apo mal.

Artikulli paraprakSHQIPTARËT E MALIT TË ZI, “EDHE KJO QEVERI NUK NA MBËSHTET”
Artikulli tjetërMALËSI E MADHE, “ZJARRVËNIET NË PYJE TË QËLLIMSHME”