Vijon të rritet numri i të infektuarve me variantin Delta të koronavirusit në Greqi. Autoritetet greke raportojnë se ky variant i Covid-19 po bëhet gjithnjë e më dominues në vend, ku 8 nga 10 raste në Kretë është pikërisht me këtë mutacion.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë konfirmuar pozitivë me koronavirus 1834 persona, duke e çuar në 459 146 numrin total të infektimeve në vendin fqinj.

Gjatë këtyre 24 orëve, kanë humbur betejën me virusin e rëndë 8 pacientë, ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 12 858 vdekje. Sa i përket variantit Delta, autoritetet greke raportojnë se janë identifikuar 720 raste në Atikë, 221 në Kretë dhe 123 në Selanik.

Artikulli paraprakHAPET VENDKALIMI I RI KUFITAR MES KOSOVËS DHE MAQEDONISË SË VERIUT
Artikulli tjetërFESTA E KURBAN BAJRAMIT, KREU I KMSH URON BESIMTARËT: TË KTHEJMË VËMENDJEN TE FAMILJA, TË SHPËRNDAJMË SA MË SHUMË DASHURI