Varianti Delta duket se do të jetë sfida e radhës e Ballkanit dhe gjithë botës. Tashmë ky lloj i ri i COVID-19 ka mbërritur edhe në Serbi.

2 raste janë konfirmuar sot me këtë variant, teksa dyshohet se kishin ardhur nga Rusia. Dy të rinjtë nuk ishin vaksinuar ndaj COVID-19 dhe duket se janë prekur nga ky variant.

Paralajmërohet se infektueshmëria e lartë e variantit Delta mund të sjellë një valë të re ndaj COVID-19 prandaj edhe disa shtete po marrin masat paraprake për të pritur vjeshtën.

Ndërkohë ky variant sipas Ministres së Shëndetësisë nuk ka ardhur ende në Shqipëri.