
Pas konfirmimit nga Instituti i Shëndetit Publik për dy rastet me variantin e ri të Covid 19, Dhurata Hysa shefe e epidemilogjisë në Shkodër tregon për simptomat dhe ndryshimet nga variantet e deritanishme. Sipas epidemiloges ky virus është 30 përqind më shumë i transmetueshëm se Omicron.
Sa i përket infektimeve, deri më tani në Shkodër nuk ka asnjë të infektuar me variantin e ri. Epidemiologia Hysa thotë se në 7 ditët e fundit kemi vetëm një rast të prekur me virusin e mëparshëm COVID-19.
Aktualisht në të gjithë Shqipërinë janë 497 raste aktive nga të cilat vetëm 10 raste në qarkun Shkodër.