Britania e Madhe vijon të regjistrojë shifra në rritje të infektimeve të reja, ku këtë të enjte autoritetet njoftuan rekordin e tyre që nuk raportohej që prej fillimit të muajit shkurt.

11 mijë të infektuar u thanë se janë identifikuar në 24 orët e fundit dhe 19 vdekje.

Kjo është shifra më e lartë e rasteve të reja që prej datës 19 shkurt, kur u raportuan 12 mijë të infektuar.

Numri është rreth 2 mijë më i lartë se shifrat e së mërkurës. Ekspertët kanë lëshuar alarmin se kurba e infeksioneve mund të rritet edhe më tej dhe disa prej tyre kanë kërkuar ashpërsim të kufizimeve.

Në Britaninë e Madhe po përhapet me shpejtësi varianti indian i Covid, ku prej dy javësh zë mbi 90 për qind të të gjitha rasteve të reja që zbulohen.

Artikulli paraprakAMBASADA BRITANIKE NË TIRANË FESTON DITËLINDJEN E 95-TË TË MBRETËRESHËS. JA CILËT POLITIKANË MORËN PJESË…
Artikulli tjetërBELGJIKA KALON NË FAZËN TJETËR TË EURO2020, DANIMARKA THUAJSE ELIMINOHET