Pak ditë më parë Pavlo Jalo, kryetari i shoqatës serbe “Rozafa Moraça” në Shkodër, pas meshës së shenjtë në kishën e “Shën Trinisë” ku u kremtua krishtlindja ortdokse e pakicës serbo-malazeze provokoi me një deklaratë të tij duke thënë se në Shkodër serbo malazezët kanë varrë një mijë vjeçare.

Një deklaratë të tillë me dokumentet përkatës e hedh poshtë kleriku i kishës katolike Dom Nikë Ukgjini i cili është edhe një studiues i historisë së Ballkanit. Ajo që mbetet shqetësuese sipas studiuesit Ukgjini është fakti kur politika serbe ndikohet nga këto deklarata ndërsa bën të ditur se ardhja e parë e serbo malazezëve sipas dokumenteve të kohës është jo përpara vitit 1830 duke hedhur poshtë pretendimet për varrë një mijë vjeçare.

Dom Nikë Ukgjini thotë se shqiptarët janë autoktonë në Ballkan dhe për këtë i referohet studiuesve të huaj. Përveç kësaj shumë objekte fetare të kishës katolike që pretendohen nga serbo malazezët janë të faktuara nga studiuesit e huaj se i përkasin Shqipërisë dhe kishës katolike shqiptare.

Ndërkohë ka shumë pak aksione konkrete që shtetet e Ballkanit të pranojnë të vërtetën qoftë mbi prejardhjen por edhe objektet e e kultit apo territore të ndryshme ndërsa në këtë aspekt sipas Dom Nikë Ukgjinit shumë pak bën edhe shteti shqiptar.

Deklaratat e kreut të shoqatës serbe “Rozafa Moraça” Pavlo Jako janë të përvitshme dhe kanë të njëjtin qëllim provokimin si dhe përfitimin nga shteti serb për qëndrimet absurde në shtetin shqiptar.

Artikulli paraprakOBOTI, BANORËT: TOKAT NË UJË, S’KEMI USHQIM PËR BAGËTITË
Artikulli tjetërSHKODËR, MBYTET NË KANAL 47-VJEÇARI! DYSHOHET SE NËN EFEKTIN E ALKOOLIT ËSHTË RRËZUAR AKSIDENTALISHT