Në varrezat publike te Lezhës nuk do të ketë më varrime pa lejen e Njësive Administrative dhe pagesen e tarifes se percaktuar. Rregullorja e re për administrimin dhe funksionimin e shërbimit funeral, u miratua nga Keshilli Bashkiak, ku synohet vendosja e një sistemi të unifikuar për administrimin e varrezave publike, duke përcaktuar qartë procedurat për varrimet, mirëmbajtjen e tyre dhe përgjegjësitë e institucioneve përkatëse. Nga pagesa e tarifës do të përjashtohen familjet në nevojë, të cilat do të përfitojnë këtë shërbim pa kosto, sipas kritereve të përcaktuara.

Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, tha se miratimi i kësaj rregulloreje është një hap i domosdoshëm për të disiplinuar administrimin e varrezave publike, pasi tij, ndër vite janë konstatuar raste abuzimi me ndarjen dhe shitjen e hapësirave për varre.

Nderkohe brenda pak javësh, do jene gati varrezat e reja të qytetit, të ndërtuara në fshatin Mërqi. Ky investim pritet t’i japë fund mungesës së hapësirave për varrim, një problematikë që ka shqetësuar qytetin e Lezhës prej vitesh.

https://youtu.be/irqR2cuKaNk

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakLEZHË, GRABITI 9 DYQANE BRENDA 1 MUAJI, ARRESTOHET 26-VJEÇARI
Artikulli tjetërDIGJEN MJETET NË NJË GURORE NË MAMURRAS