Petrit Vasili ka reaguar ashpër sot në “Facebook” kundër kryeministrit Edi Rama, duke e quajtur sit ë paturp vendimin për të zëvendësuar palmat në segmentin e autostradës Tiranë-Durrës, nga mbikalimi i Kamzës tek ai i Kasharit, me pisha.

Sipas tij, do të harxhohen 2.5 milion euro për të zëvendësuar palmat e thara me pisha, të cilën e cilëson si abusive nga ana e Ramës

STATUSI I PLOTE

Kryeministri ropi parate e palmave ne autostrade, tani do rjepe te pishave. Sa turp!

Qindra milion leke palma ne autostraden Tirane -Kashar u thane,u asgjesuan,ju vodhen njerezve te thjeshte. Specialiste,media,shoqeri civile,politikane e argumentuan teresisht qe kjo eshte vjedhje e ndyre diten per diell.

Kryeministri i kazanit te trafikanteve i mbrojti fort palmat, me pasion prej trafikanti dhe me humor prej gastori te decerebruar.Sot na kerkojne 2.5 milion euro te tjera per te zevendesuar palmat e thara me pisha.

A ka turp ky kryeminister? Apo e ha turpin me buke boll qe te rjepe parate e pishave sic ropi parate e palmave.

Ky eshte mizerabiliteti i hajduterise dhe rrenimi qe vjen prej padijes,ky i ka te dyja.

Artikulli paraprakMETA: PSE NUK MUND TË JAPIM PASAPORTA PËR KOSOVËN
Artikulli tjetërBASHA: QEVERI ANTIMAFIE DHE REFORMË ZGJEDHORE