Edhe kryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me situatën politike që vendi është përfshirë në 24 orët e fundit, pas rihapjes së negociatave. Në një deklaratë për mediat, Vasili thotë se LSI i qëndron pikë për pikë pikë kompromisit të z. McAllister dhe të mbështetur nga z. Fleckenstein dhe nuk ka nevojë të diskutohet më. Ai thotë se duhet ti jepet fund këtij teatri jo transparent duke theksuar se kush nuk pranon paketën McAllister do të mbajë përgjegjësi.

Reagimi i plotë i Petrit Vasilit

Nuk duhet humbur asnjë orë më shumë për zgjidhjen e menjëhershme të situatës aktuale politike. Lëvizja Socialiste për Integrim i ka qëndruar dhe i qëndron pikë për pikë kompromisit të z. McAllister dhe të mbështetur nga z. Fleckenstein dhe nuk ka nevojë të diskutohet më. Paketa duhet të zbatohet pikë për pikë nga të dy palët. Boll më me këtë teatër jo transparent. Përgjegjësitë për bllokimin e zgjidhjes janë të atyre që nuk e mbështetën dhe nuk e mbështesin edhe tani propozimin e z. McAllister.

Pata paralajmëruar publikisht se vizita e Zv.Ndihmës Sekretarit të Shtetit, z. Hoyt Brian Yee ishte një shans për kompromisin. Duhet t’i jepet fund një orë e më parë të gjitha lojërave politike, që trondisin stabilitetin dhe sigurinë e vendit dhe të qytetarëve. Lëvizja Socialiste për Integrim është e gatshme të kthejë edhe postin e Presidentit të Republikës në shërbim të zgjidhjes së shpejtë të krizës.

Artikulli paraprakBANORËT E LAGJES BAHÇALLEK NË SHKODËR ANKOHEN PËR EROZIONIN
Artikulli tjetërIKMT PRISH 10 OBJEKTE NË HYRJE TË SHKODRËS PA NJOFTUAR PRONARËT