Edhe në Fushë-Arrëz shfaqet një tjetër vatër zjarri, kësaj here në pyjet pranë Fshatit Kryezi në Podinat.

Zjarri, i ndihmuar nga erërat e forta po përhapet me shpejtësi në pyjet e pishës së zezë. Shërbimi zjarrfikës dhe shërbimi pyjor janë nisur drejt vendit ku ka rënë zjarri.

Bashkia Fushë-Arrëz bën thirrje për ndërhyrje të menjëhershme nga ajri. Bashkia Fushë-Arrëz u bën apel banorëve të mobilizohen për vënien nën kontroll të flakëve.

Artikulli paraprakSKEMA KOMBËTARE E INVESTIMEVE 2025: DERI NË 50% MBËSHTETJE PËR …
Artikulli tjetërKOSOVË, KQZ ÇERTIFIKON SOT PARTITË POLITIKE PËR ZGJEDHJET E 12 TETORIT