
Vetëm një vatër zjarri është aktive në qarkun Shkodër. Vatra e zjarrit aktive është regjistruar në bashkinë Fushë Arrëz. Në Xeth, vatra po digjet në një zonë me pisha. Janë angazhuar forca të shumta nga FA, MZSH, policia dhe shërbimi pyjor. Situata paraqitet më e qetë, por puna vijon për izolimin e plotë. Kjo është një nga vatrat më të rrezikshme në vend, sipas Ministrisë së Mbrojtjes. Ndërkohë, që 64 vatra zjarri janë shfaqur në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, nga të cilat 24 janë aktive.
Këto janë të dhënat nga Ministria e Mbrojtjes. Mbi 10 mijë forca të emergjencave, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile, ndodhen në terren dhe situata po shkon drejt stabilizimit.
Operacioni i gjerë kundër zjarreve ka vijuar pa ndërprerje gjatë gjithë natës, duke synuar kufizimin e perimetrit të flakëve pranë zonave të banuara dhe parqeve kombëtare në të gjithë vendin.
Nga ajri po operojnë edhe tre helikopterë në Gramsh dhe dy të tjerë në Delvinë.






