Agjensia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizime prezantoi në bashkinë Vau Dejës projektin me vlerë 1.8 milion euro për ndërtimin ujësjellësit që do të furnizojë me ujë të pijshëm zonat e Paçramit, Pistullit dhe Spatharit. Në një takim me banorët e këtyre fshatrave, drejtori i përgjithshëm i ujësjellësit Flauers Shoshi prezantoi këtë projekt të rëndësishëm.

Kryetari i bashkisë Vau Dejës Kristian Shkreli falenderoi kreun e agjensisë së ujësjellësit për këtë investim tejet të nevojshëm për banorët e atyre zonave.

Gjatë prezantimit të projektit në bashkinë Vau Dejës banorët e Paçramit, Pistullit dhe Spatharit dhanë mbështetjen e tyre për këtë investim jetik për ta që e presin prej kohësh.

Artikulli paraprakSHKODËR, NDALIME DHE PROCEDIME PËR VEPRA TË NDRYSHME PENALE
Artikulli tjetërGJENDET NJË AUTOMJET I DJEGUR NË LEZHË, DYSHOHET SE U PËRDOR NË VRASJEN E GJOVALIN PRENDIT NJË DITË MË PARË