1447 anëtarë të Partisë Demokratike në Vau të Dejës po marrin pjesë në zgjedhjen e kryetarit të degës për një mandat katërvjeçar. Në garë janë tre kandidatë: Nikollë Fermosi, Valer Ndoja dhe kryetari aktual, Benard Ndreca. Sipas kandidatëve, procesi po zhvillohet në mënyrë tërësisht normale dhe demokratike.

Procesi është monitoruar nga koordinatori i posaçëm i Partisë Demokratike për Vaun e Dejës, Mariglend Doçi.

Pjesëmarrja në zgjedhjen e kryetarit të degës ka qenë e lartë, duke reflektuar interesin e madh të anëtarësisë demokrate në Vau të Dejës. Procesi i votimit ka nisur në orën 08:00 dhe pritet të përfundojë në orën 18:00.

Artikulli paraprakPROCEDOHET I RIU NË SHKODËR PËR DHUNË NDAJ MOTRËS
Artikulli tjetërFESTIVALI KOMBËTAR I LETËRSISË NË LEZHË