
Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, Shërbimi Social në Bashkinë e Vau-Dejës ka ndërmarrë një nismë humanitare në mbështetje të familjeve me mundësi të kufizuara ekonomike. 180 fëmijë të cilët trajtohen me ndihmë ekonomike janë pajisur me çanta dhe komplete të plotë të mjeteve mësimore.
Kjo nismë që eshte mundësuar në bashkëpunim me komunitet fetare synon të lehtësojë barrën financiare për prindërit, por edhe t’u garantojë fëmijëve të drejtën për një arsimim të barabartë, pa asnjë dallim.
Fëmijët e mirëpritën me gëzim këtë mbështetje, ndërsa prindërit shprehën falënderimet për vëmendjen e treguar nga pushteti vendor. Kjo nisëm vjen në kuadër të politikave që bashka vau dejës ka ndërmarr me synim për ti dhënë mundësi të barabarta cdo femijëve për të nisur vitin e ri shkollor me kushtet e duhura.


