
Aksi rrugor Mjedë-Bushat në bashkinë Vau Dejës është shndërruar në një zonë me rrezik të lartë për aksidentet. Shpejtësia e lartë me të cilën lëvizin automjetet në këtë aks është një ndër shkaqet kryesore të rrezikut për aksidente. Ndërkohë, mungesa e ndriçimit mbetet një tjetër problem shqetësues për banorët pasi e bën edhe më të rrezikshëm lëvizjen në këtë aks sidomos gjatë orëve të natës. Banorët e kësaj zone të shqetësuar për rrezikun që ju kanoset, ndaj kërkojnë ndërhyrjen e autoriteve rrugore në këtë aks për të rritur sigurinë në këtë zone ndërsa edhe vendosja e ndriçimit është i domosdoshëm.
Në këtë aks pak muaj më parë është rregjistruar një aksident i rëndë fatkeqësisht me pasojë vdekjen e dy personave, xhaxha e nip të cilët ishin kalimtarë të rastit në fshatin Mjedë të bashkisë Vau Dejës. Ndaj marrja e masave nga institucionet përgjegjëse është tejet e domosdoshme në mënyrë që të parandalohen aksidente të tjera në këtë zonë.