Policia e komisariatit Vau-dejes ka arrestuar një 61 vjecar i cili ishte i shpallur në kërkim për “Fshèhje të të ardhurave”. Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit Latif Salja, 61 vjeç, banues në lagjen “Qemal Stafa” të qytetit të Shkodrës.

Sipas policisë ndalimi i ti është bërë pasi ishte i shpallur në kërkim, i dënuar me 2 vite e 8 muaj burg, për fshehje të të ardhurave. Ka qënë Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër,e cila me , datë 18.04.2017, e ka dënuar 61 vjecarin me 2 vjet e 8 muaj burg, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”.

Salja ka qëndruar tre vite i fshehur sipas policisë dhe është arrestuar pas informacioneve që blutë I kishin marrë në rrugë operative. Policia bën të dit se materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakKANABISI SHKODËR, DR. I POLICISË: KATËRFISHUAM GODITJEN
Artikulli tjetërKANABISI, BASHKITË: KA SHUMË PENGESA POR PO MUNDOHEMI