Nga shërbimet e komisariatit të policisë Vau Dejës më datë 28.10.2016 u bë i mundur ndalimi i shtetasit në kërkim dhe konkretisht :

Marko Marku, 20 vjeç, banues në Vau Dejës

 

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër më datë 22.04.2015, e ka dënuar me 4 muaj burg për veprën penale “Dhunë në familje”, neni 130/a i K.Penal, dhe më datë 13.07.2015, e ka dënuar me 3 muaj burg për veprën penale “Drejtim i mjetit në mënyrë të pa rregullt”, neni 291 i K.Penal.

Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, dhe kapja e tij u bë në fshatin Rranxa, Vau Dejës. Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.