Policia e Shkodres vijon operacionet antikanabis për të parandaluar, evidentuar dhe goditur kultivimin e bimëve narkotike.

Me datë 25.07.2017 nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau Dejës, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, dhe monitorimit nga ajri, ku gjatë kontrollit të territorit, ne vendet e quajtura Fosek e Stana, fshati Kroni Madh dhe “Lugu Bene”, Njësia Administrative Shllak, Bashkia Vau Dejës jane gjetur dhe asgjesuar me anë të djegies 210 bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sativa.

Për këtë rast u bë shpallja në kërkim e shtetasit P. N. 22 vjeç, banues në qytetin e Shkodres dhe po punohet per kapjen e tij. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” e parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakVRAU DY PRINDËRIT E TIJ, GJYKATA NXJERR NGA BURGU LEO NIKËN
Artikulli tjetërAMBASADORI BRITANIK: KËRKOJMË STABILITET NË GJYQËSOR