Banorët e fshatit Hajmel në bashkinë Vau Dejës kanë zhvilluar një protestë për shkak se qendra shëndetësore është zhvendosur tek godina ku ndodhet njësia administrative. Kjo zhvendosje është bërë për shkak të punimeve që po bëhen tek godina e qendrës shëndetësore.

Sipas banorëve duhej gjetur një vend tjetër për ta zhvendosur provizorisht qendrën shendetësore dhe jo tek godina e njësisë administrative ku rreziku për t’u infektuar me COVID-19 është i madh sepse aty futen edhe persona të tjerë për shërbimet që marrin në njës.

Administratori i njësisë Hajlmel Zef Pashuku thotë se qendra shëndetësore është vendosur për momentin tek godina e njësisë sepse nuk ka patur një mundësi tjetër pavarësisht tentativave që janë bërë.

Brenda një muaji pritet që godina e qendrës shëndetësore të Hajmelit të rikonstruktohet plotësisht dhe më pas do të vijojë puna normalisht në godinën e re.

Artikulli paraprakVAU DEJËS, HUMB JETËN NË LANDFILL 61 VJEÇARJA
Artikulli tjetërHELIDON BUSHATI: VETEM BASHKE MUND TA BËJME SHQIPERINE