Kandidati për deputet i PD për qarkun Shkodër Zef Hila zhvilloi një takim me banorët e lagjes “Lisen” pjesë e bashkisë Vau Dejës. Kandidati Hila tha se heqja e eternitit në banesat e tyre u mundësua nga një investim që nisi gjatë mandatit 2015-2019 kur ai ishte kryetar i bashkisë Vau Dejës.

Banorët treguan se ka qenë kandidati Hila ai që kur ishte kryebashkiak mundësoi heqjen e eternitit përmes projektit të tij që u përfundua pak kohë më parë.

Kandidati Hila i premtoi banorëve se në vëmendje do jetë pas 25 prillit shpronësimi i pronave private për interes publik për tokat e zëna nga ndërtimi i hidrocentralit vite më parë.