Kishte shkuar si çdo ditë për të punuar për Katrinë Binaku, nëna e 11 fëmijëve humbi jetën në mënyrë aksidentale teksa po punonte në landfillin e Bushatit. 61 vjeçarja ndodhej bashkë me motrën e saj duke punuar porn ë mënyrë ende të paqartë gjatë punës së saj në diferencimin e mbetjeve 61 vjeçarja ka hipur mbi presë, një makineri në landfill duke marrë goditje në pjesën e kolonës.

Po ashtu mbetet e paqartë se si 61 vjeçarja ka ndezur makinerinë e cila punon në mënyrë automatike. Fillimisht ka qenë motra e saj ajo e cila e ka parë shtetasen Katrinë Binaku nën presë dhe mënjeherë ka lajmëruar persona të tjerë që punonin në landfill bashkë me drejtuesit.

Menjëherë është njoftuar një ambulancë e shërbimit kombëtar të urgjencës e cila ka mbërritur me shpejtësi por gjatë rrugës për në spitalin rajonal të Shkodrës ka ndërruar jetë bën të ditur policia vendore e Shkodrës në njoftimin e saj për këtë ngjarje. Sipas policisë Katrinë Binaku rezulton se është punonjëse në landfill dhe është dëmtuar në mënyrë aksidentale.

Në vendngjarje ka mbërritur edhe grupi hetimor dhe nën drejtimin e prokurorisë Shkodër vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje. Ndërkohë mësohet se viktima është banuese në fshatin Paçram të bashkisë Vau Dejës dhe kishte 7-8 vite që punonte në landfill bashkë me motrën e saj.

Katrinë Binaku është nënë e 11 fëmijëve sipas burimeve nga fshati ku ajo banonte ndërsa gjendja e tyre ekonomike nuk është shumë e mirë. Në landfillin e Bushatit pjesa më e madhe e makinerive janë automatike dhe vihen në punë në bazë të komandave. Deri më tani nuk ka patur raste të humbjes së jetës në mënyrë aksidentale të punonjësve.

Artikulli paraprakAKSI SHKODËR-HANI I HOTIT BANORËT: RRUGA PO NA VRET
Artikulli tjetërVAU DEJËS, BANORËT PROTESTË PËR QENDRËN SHËNDETËSORE