Liqeni i Komanit dhe Vaut të Dejës si dhe hapësira e blertë përreth tyre pritet të kthehen në dy pole të turizmit shqiptar nga investimet që do të nisë Korporata Energjetike Shqiptare. Projektet u prezantuan nga administratori i KESH Benet Beci.

Moli në liqenin e Vau Dejës do jetë 1 mijë metër katror ndërsa administratori i KESH Benet Beci tregon konkretisht për këto investime.

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka nisur vënien në zbatim të disa projekteve ambicioze për zhvillimin e turizmit përgjatë vijës liqenore të Komanit dhe Vaut të Dejës për ta kthyer në një destinacion tërheqës turistik.