Bashkia Vau Dejes, Bashkia e Lezhës dhe Komuna e Ulqinit, jane se bashku ne projektet e aferta ne sherbim te komunitetit.

Nje fakt i tille eshte pohuar nga drejtuesit e ketyre njesive vendore ne Shqiperi dhe ne Malin e Zi, ku drejtues te Bashkise Vau Dejes dhe Lezhe kane zhvilluar nje takim ne komunen e Ulqinit ne Malin e Zi. Ato jane pritur nga Kryetari i Komunes se Ulqinit Fatmir Gjeka. Nga ana e tyre, Kryetari i Bashkise Vau Dejes Zef Hila dhe ai i Bashkise Lezhë, Fran Frrokaj, jane shprehur se projektet e perbashketa shume shpejt do te vihen ne zbatim duke forcuar lidhjet mes ketyre rajoneve. Gjate kesaj vizite, ne Ulqnit, drejtuesit vendore te Bashkise Vau Dejes dhe Lezhes, pervec stafeve respektive jane shoqeruar ne kete takim edhe nga anetari i Keshillit Kombetar i Partise Demokratike Gjoke Uldedaj dhe Kryetari i Partise Demokratike te Shkodres, Ramiz Çobaj.

Artikulli paraprakKU KANË SHKUAR PARATË PËR ARGJINATURËN E DAJÇIT ?!
Artikulli tjetërSITUATA NË RUSHKULL, GJYLI: DERDHJET E BAXHOVE RREZIK PËR BANORËT