Ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu nga Vau Dejësi i dha përgjigje akuzave të opozitës për mungesën e cilësisë së ilaçeve që futen nga jashtë në Shqipëri. Manastirliu tha se ilaçet janë brenda standardeve të kërkuara nga Bashkimi Europian dhe se zhvillohen kontrolle për ruajtjen dhe sigurinë.

Edhe sa i përket konçensionit të dhënë për sterilizimin që opozita ka akuza të forta për qeverinë dhe ministrinë e shëndetësisë, ministrja Manastirliu deklaroi se nuk ka patur ulje të numrit të operacioneve dhe se ky numër është rritur ndërsa pacientëve u ofrohet siguri.

Ministrja përfundoi duke thënë se spitalet po e përballojnë procesin e sterilizimit ndërsa edhe në 2020-ën është parashikuar buxheti për ta vijuar. Qeveria shqiptare për këtë koncension jep rreth 17 milion euro në viti dhe në 2020-ën mund të rritet me 20%.