
Bashkia Vau Dejes ka përfunduar rikualifikimin urban te fshatit Rranxa të njësisë Bushat .Mbjellja e pemëve ka shënuar fundin e punimeve në këtë zone mjaft të frekuentuar .
Pas asfaltimit të segmenteve rrugore në këtë zonë , trotuareve, kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të zeza, 50 rrënje bliri janë mbjellë në qendër të Rranxave dhe mbi 200 të tjera në aksin rrugor Bushat – Barbullush.Kryetari i bashkisë Vau Dejes, Zef Hila, ka inspektuar përfundimin e punimeve si dhe ka vlerësuar transformimin që ka pësuar qendra e këtij fshati.
Ndërhyrja nga Bashkia Vau Dejes, ka zgjidhur problemin e kanalizimeve të bardha dhe të zeza, vendosjen e ndriçimit ne rrugë etj, me qëllim ofrimin e kushteve bashkohore për komunitetin e kësaj zone .






