
21 QERSHORI NJË SFIDË E AFËRT , ANGAZHIM TOTAL PËR REZULTAT POZITIV. Partia Demokratike, ka zhvilluar mbledhjen e radhës së grupit të punës për zgjedhjet e 21 Qershorit në Bashkine Vau Dejës. Me kryesimin e Kryetarit të Grupit të Punës së PD-së në këtë zonë Gjokë Uldedaj, Kryetarit të PD-së së Shkodrës Ramiz Cobaj, ndërkohë që present ishin edhe deputetet e PD-së Voltana Ademi dhe Helidon Bushati.
Kryetari I Grupit të punës, Gjokë Uldedaj gjatë fjalës së tij deklaroi se zgjedhjet e 21 Qershorit janë test I rëndësishëm për të arritur fitoren e radhës në këtë zonë për Partinë Demokratike. Në të njëjtën linjë, kanë qënë gjatë fjalës së tyre edhe Kryetari i PD-së Shkodër Ramiz Çobaj dhe deputetja Voltana Ademi të cilët kërkuan angazhimin e të gjithë në mënyrë që Vau Dejës të jëtë një tjetër bashkie e fituar e së djathtës. Në Bashkinë e Vau Dejësit pavarësisht se ende nuk ka përfunduar i gjithë procesi, duket se PD ka gati kandidatin ku sipas të dhënave nga PD bëhet me dije në garën për zgjedhjet e 21 Qershorit nën siglën e PD-së do të kandidatojë kryetari aktual I Komunës Bushat Zef Hila.