Kryeministri Edi Rama deklaroi se kjo është fushata e fundit elektorale ku flitet për mungesën e ujit të pijshëm në zonat urbane pasi sipas tij ky problem nuk do të ekzistojë më pas katër vitesh.

Kreu i qeverisë inspektoi nga afër punimet që janë drejt përfundimit të ujësjellësit të ri në Vau Dejës me një rrjet prej 22.6 kilometër dhe që mundëson ujë të pijshëm 24 orë për banorët atje.

Kreu i qeverisë zhvilloi një takim edhe në një prej fasonerive në Shkodër.