E ndërsa reshjet me itensitet po vijojnë prej disa ditësh në qarkun e Shkodrës, në bashkinë Vau Dejës situata duket e qetë . Një prej problematikave të kësaj zone ishte dalja nga shtrati I përroit të Glinës I cili përmbyti mbi 100 shtëpi një muaj më parë. Ndërsa ndërhyrja e bërë nga bashkia Vau Dejës në bashkëpunim me Bordin e Kullimit për pastrimin e përroit si dhe përforcimin e rrugës e cila kishte pësuar shembje duket se e ka përmirësuar situatën. Banorët thonë se duhet të pastrohen të gjitha kanalet si e vetmja mënyrë për të evituar përmbytjet

Rreth 125 familje u prekën nga përmbytjet e fund tetorit në territorin e Bashkisë Vau Dejës si rezultat i vërshimit të përroit të Glinës nga reshjet e krijuara.

Autoritetet lokale kërkojnë që rehabilitimi i përroit të Glinës të bëhet pjesë e projekteve prioritare, si garanci që Vau Dejës të mos përballet me permbytje.

 

Artikulli paraprakBORA ZBARDH ZONAT MALORE NË SHKODËR
Artikulli tjetërTREGU “PERASH”, MUNGOJNË KUSHTET PËR SHITJE