Katër prej rrugëve të lagjes “Kinoklub” në Vau Dejës i janë nënshtruar rikonstruksionit sëbashku me sistemim të ujrave të bardha, ujrave të zeza dhe ndriçimin rrugor. Sipas kryetarit të bashkisë Vau Dejës Kristian Shkreli kjo është bërë e mundur si shkak i miratimit të fazës së parë të një projekti i cili kap shifrën e 360 milion lekëve të vjetër.

Bashkia Vau Dejës po pret edhe miratimin të fazës së dytë të projektit me qëllim rehabilitimin total të rrugëve në lagjen “Kinoklub”. Rikonstruksioni i rrugëve të brendshme të lagjeve por edhe në zonat rurale ka qënë një kërkesë e vazhdueshme e banorëve të Vau Dejësit të cilët ndër vite kanë vuajtur mungesën e infrasktrukturës.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakVOLEJ MESHKUJ, VLLAZNIA MPOSHT TIRANËN
Artikulli tjetër“DASMA SHKODRANE” ME RITET, KËNGËT E VALLET