Dy rrugë në Vau Dejës janë drejt rikonstruksionit të plotë përmes një investimi të bashkisë atje. Në një gjatësi prej 2.5 km rrugët e lagjeve “Drita” dhe “Mllojë” thuajse kanë përfunduar. Banorët të cilët jetojnë në afërsi të këtyre dy akseve rrugore shprehen se ky investim po pritej prej kohësh prej tyre për shkak të amortizimit që kishte pësuar ai segment për vite me radhë duke vështirësuar qarkullimin e tyre.

Ky rikualifikim urban i këtyre dy rrugëve tha kryetari i bashkisë Vau Dejës Kristian Shkreli vjen edhe një mbështetje nga Ministria e Financave.

Akset rrugore të Vau Dejës të cilat janë rikonstruktuar do te kenë edhe kanalizimet, trotuaret anësore dhe ndriçimin rrugor. Ky financim i bashkisë Vau Dejës do të mbyllet në fund të këtij muaji duke plotësuar kështu një kërkesë të hershme të banorëve. Rrugët e reja sjellin lehtësim në lëvizjen e banorëve ndërsa sjellin edhe një imazh tjetër në këtë fillim sezoni turistik për vizitorët e huaj që do përshkohen aty.

https://youtu.be/fnvuZf0e2gg

Artikulli paraprakLEZHA DO TË ÇELË SEZONIN TURISTIK NË PRISHTINË
Artikulli tjetërLEZHË, PD DENONCON PROBLEMET ME ENERGJINË