FOTO ILUSTRUESE

Një sasi e konsiderueshme tritoli ka shpërthyer në banesën e shtetasit Marin Begeja në fshatin Kukël të bashkisë Vau Dejës ndërsa ndodhej pas derës së shtëpisë. Ai mori disa dëmtime por i shpëtoi këtij atentati. Marin Begeja është djali i Tom Begejës.

Ky i fundit në gusht të vitit 2002 u ekzekutua nga forcat e policisë në Kukël pasi më përpara akuzohej se kishte vrarë 5 persona mes të cilëve një grua shtatzënë dhe djalin e tij 25 vjeçar. Marin Begeja rrëfen momentin e shpërthimit.

Marin Begeja ka dyshime se vendosja e tritolit ka ardhur vetëm si shkak i konflikteve të shumta që ka lënë të hapura babai i tij ndërsa tregon se tritoli ka qenë i telekomanduar.

Nga ky shpërthim mund të kishin rrezikuar fëmijët e fshatit që shkojnë në shkollë çdo mëngjes.

Marin Begeja kërkon që policia ta zbardh sa më parë këtë ngjarje sepse familja e tij është e frikësuar.

Tom Begeja në vitin 2002 ishte i shumëkërkuar për policinë pasi 53 vjeçari akuzohej si autor i 5 vrasjeve dhe një tentative për vrasje. Policia kishte dështuar 3 herë për ta kapur.

Ato ngjarje të 17 viteve më parë e përndjekin edhe sot familjen Begeja duke i vënë tritol djalit të tij Marin Begeja, baba i 6 fëmijëve. Shpërthimi me tritol ndodhi 13 ditë më parë por policia e fshehu edhe pse është një ngjarje e rëndë.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakPROTESTA NË DORË TË FRPD-SË, 1300 POLICË NË GATISHMËRI
Artikulli tjetërBETOHET AMBRA BOROVA, KUVENDI ME 101 DEPUTETË