Përballë temperaturave nën zero që kanë shoqeruar Qarkun e Shkodrës, qe prej fillimit të janarit, një situatë e tillë ka vene ne levizje edhe Bashkinë Vau Dejës.

Administrata e Bashkisë, se bashku me shërbimin social, kane evidentuar persona te cilet kane probleme sa i takon strehimit dhe perballen me te ftohtin duke i strehuar ne azilin qe ndodhet ne fshatin Barbullush. Sipas drejtuesve te administrates se Bashkise Vau Dejës, bashkia eshte e gatshme ti pergjigjet banoreve nese ato kane probleme gjate kesaj periudhe. Qendra e të moshuarve ne Barbullush eshte vene ne dispozicion te banoreve gjate kesaj periudhe ku pervec strehimit banoret, gjejne edhe te gjitha kushtet e nevojshme qofte sa i takon ushqipimit apo edhe veshmbathejve .