Banorë të Vaut të Dejës kanë zhvilluar një protestë pranë qendrës shëndetësore të qytetit, pas vdekjes tragjike të dy personave në fshatin Karmë, të cilët humbën jetën pasi ranë në kontakt me energjinë elektrike. Protestuesit kanë ngritur shqetësime të forta lidhur me shërbimin e urgjencës, duke pretenduar se ambulanca ka mbërritur rreth 1 orë e 30 minuta pas njoftimit. Sipas tyre, vonesa në dhënien e ndihmës së parë ka ndikuar në mënyrë fatale në ngjarjen tragjike.

Mes protestuesve ishte edhe motra e Sokol Prekës, një prej dy viktimave. E përlotur, ajo kërkoi drejtësi dhe ngriti akuza për mungesën e shërbimit shëndetësor në kohë. Në mbështetje të banorëve protestues u bashkua edhe deputeti i Partisë Demokratike, Kliti Hoti.
Protestuesit bëjnë thirrje për vendosjen sa më parë të një ambulance dhe mjekut roje për të shmangur tragjeditë.

David Deda, 46 vjeç, dhe Sokol Preka, 40 vjeç, humbën jetën në mënyrë tragjike në ambientet e një lokali në Karmë të Vaut të Dejës, pas kontaktit me energjinë elektrike.
Banorët kërkojnë që ngjarja të hetohet në të gjitha aspektet dhe që institucionet përgjegjëse të sqarojnë edhe pretendimet për vonesën e ambulances dhe vonesën e dhënjies së ndihmës së parë.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakVITI I RI SHKOLLOR, ZVA SHKODËR KOORDINON MASAT
Artikulli tjetërLEZHË, POLICIA RRUGORE PREZANTON BILANCIN E MUAJIT GUSHT