Bashkia Vau Dejës do të ketë repartin e saj të zjarrëfikësve si dhe emergjencave civile që deri më tani ka munguar. Shoqata italiane Vigili Del Fuoco me hapjen e këtij reparti dhuroi dy mjete zjarrëfikëse për bashkinë Vau Dejës të cilat tashmë përmirësojnë ndjeshëm kapacitetet për përballimin e zjarreve në këtë zonë.

Presidenti i shoqatës italiane që dhuroi dy mjetet zjarrëfikëse për bashkinë Vau Dejës, Pavan Renzi thotë se do vijojë puna për të sjellë në Shqipëri edhe të tjera mjete të ngjashme për të përforcuar kështu kapacitetet e zjarrëfikësve.

Kryebashkiaku i Vau Dejësit Mark Babani shprehet se gjatë muajve të verës ka patur vetëm dy vatra zjarri që janë neutralizuar me shpejtësi ndërsa dyshohet se kanë qenë zjarrvënie të qëllimshme.

Bashkia Vau Dejës deri më tani ka qenë pa një repart zjarrëfikës dhe efektivët e Vau Dejësit kanë qëndruar në repartin e zjarrëfikësve në Shkodër por tashmë me ndërtimin e kësaj qendre të re do jenë 24 orë në Vau Dejës për të ndërhyrë në çdo rast të zjarreve, në banesa, biznese apo edhe pyje e kullota.