Ky është Ernest Paluku banor i Vau Dejësit. Vërshimi i ujit një ditë më parë shkatërroi gjithcka në banesën dhe lokalin e tij .
Lartësia ujit kaloj 1 metër mbrenda banesës së tij, duke mos mundur të shpëtojë asgjë.

Paluku thotë që një përmbytje e tillë është e paprecentë në 35 vite ndërsa shpreson në ndihmë nga bashkia për dëmet e shkaktuara .

Edhe zona e Vig-Mnelës ka patur problematika sa i takon përmbytjeve . Si pasojë e vërshimit të ujrave, janë përmbytutr 10-tra hektarë tokë të mbjedha kryesisht me ullinj të cilat janë shkatërruar plotësisht së pashku me prodhimin e tyre.

I gjithë Qarku Shkodër një ditë më parë u përfshi nga reshje të dendura shiu që shkaktuan përmbytje në mbi 100 banesa në bashkinë Vau Dejës si pasojë e daljes nga shtrati i përroit të Glinës duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakUJI PËRMBYT SHTËPINË NË TRUSH
Artikulli tjetërVIG MNELË,BANORËT AKUZA PËR MIRËMBAJTJEN E DIGËS