Një 47-vjeçar me iniciale Gj. V., është arrestuar nga policia e Shkodrës, pasi ka qëlluar me armë zjarri drejt mikut të tij, shtetasit me iniciale P. L..

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Toplanë në Vaun e Dejës, pas një konflikti mes autorit dhe të plagosurit, që sipas policisë ata ishin edhe miq.

“47-vjeçari, në banesën e tij, pas një konflikti të çastit ka qëlluar me armë zjarri kundrejt shtetasit P. L., i cili ndodhej për vizitë tek banesa e shtetasit Gj. V. (miq me njëri-tjetrin)”, sqaron policia.

Gjatë kontrollit në banesë iu gjeten dy armë zjarri (pushkë) pa leje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje” .