Vau i Dejës – Reshjet e dendura shkaktojnë probleme të përkohshme në Bushat dhe Melgushë

Reshjet e dendura të shiut me intensitet shumë të lartë, që kanë përfshirë gjatë orëve të fundit territorin e bashkisë Vau i Dejës, kanë sjellë probleme të përkohshme në disa zona.

Në njësitë administrative Bushat dhe Melgushë, si pasojë e sasisë së madhe të reshjeve dhe fryrjes së përroskave, është shënuar prani e ujit në disa segmente rrugore për disa minuta, si dhe në disa sipërfaqe tokash bujqësore.

Burime nga bashkia bëjnë me dije se me pushimin e reshjeve, niveli i ujit ka nisur të tërhiqet gradualisht, ndërsa situata mbetet nën monitorim nga strukturat vendore të emergjencave civile.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprak“DO I KEMI NË TELEFONA DHE KOMPJUTERA”, RAMA: NË 2026 SHQIPTARËT PAJISEN ME IDENTITETIN DIGITAL
Artikulli tjetërSITUATA NGA RESHJET E SHIUT NË QARKUN E SHKODRËS