Bashkia Vau i Dejës ka startuar zbatimin e projektit “Vau i Dejës si destinacion turistik,” i mbështetur nga fondet e BE-së nga programi IPA-s. Sipas koordinatores Çuka Babani falë kësaj mbështetje është përmirësuar imazhi turistik në zonë.

Në fokus të mbështetjes kanë qënë gratë dhe të rinjtë teksa janë punësuar rreth 50 përsona si dhe kanë çelur dyert 6 biznese të reja.

Aktivitetet më të mëdha të zhvilluara në territorin e bashkisë Vau Dejës janë fokusuar tek historia dhe trashëgimia kulturore, sportet ujore dhe malore, si dhe prodhimi dhe shitja e produkteve lokale duke tërhequr kështu vemendjen e vizitorëve të shumtë vendas e të huaj.

Artikulli paraprakVIJON PUNA NË AKSIN HARKU I BËRDICËS- BAHÇALLEK
Artikulli tjetërPROBLEME NGA MOTI I KEQ NË LEZHË