Vijojnë pa ndërprerje edhe këtë të mërkurë kërkimet në ujërat e liqenit të Shkodrës për trupin e kapitenit të anijes për qëllime turistike të bashkisë Shkodër, Arben Anamali. Kapiteni një ditë më parë gjatë një akti heroik, teksa u hodh në ujë për të shpëtuar dy turistë të huaj që ndodheshin në rrezik për jetën. Falë ndërhyrjes së tij të menjëhershme, të dy turistët u nxorën të gjallë, por vetë kapiteni nuk arriti të dalë në sipërfaqe.
Që prej pasditësh së djeshme, forcat e polumbarëve të FNSH-shë së bashku me punonjës të bashkisë janë angazhuar në operacionin e kërkimit për gjetjen e trupi të kapitenit 51 vjeçar, por deri më tani pavarësisht hetimeve ende nuk ka asnjë gjjurmë të trupit të tij.
Reagimi begaj
Pas kësaj ngjarje tragjike ka reaguar në rrjete sociale, presidenti i Republikës, Bajram Begaj. Kreu i shtetit e cilësoi kapiten Anamalin si një shembull heroizmi dhe modeli shoqëror që duhet nderuar.
Nderim përjetë Arben Anamalit, kapitenit 51- vjeçar nga Shkodra për aktin heroik të shpëtimit të dy turistëve nga mbytja duke dëshmuar një model shoqëror dhe shpirt heroik.
Jam pranë familjarëve të tij në këto momente të vështira dhimbjejn, shkruan presidenti Begaj.

Artikulli paraprakPE MIRATON ME 502 VOTA RAPORTIN PËR SHQIPËRINË
Artikulli tjetërPROFILI I NJË HEROI TË HESHTUR