Nga puna e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në vijim të operacioneve antikanabis, për gjetjen dhe asgjesimin e bimëve narkotike të mbjella, u ushtrua kontroll i imtësishëm territori në disa zona në Qarkun e Shkodrës ku u gjetën dhe u asgjesuan : Konkretisht :

-Në fshatin Shpor, në komunën Gur i Zi, në Shkodër, janë gjetur dhe asgjesuar : 8 (tetë) parcela të mbjellura me 723 bimë narkotike Canabis Sattiva. -Në fshatin « Ura Shtrejtë », në komunën Postribë, në Shkodër, në vëndin e quajtur « Prrono gërbellat e Arrës » ,është gjetur dhe asgjesuar : 1 (një) parcelë me 54 rrënjë bimë narkotike Canabis Sattiva. Nga ana e tij sheshi istacuionit te policise ne muiriqan eshte shprehur se sa i takon kanabis satives aksionet e policise kane ulur ndjesghem kultimin e kesaj bime ne shkoder . Këto bimë u asgjesuan me anë të djegies, ku një pjesë e tyre u mor në cilësinë e provës materiale. Po punohet për identifikimin dhe kapjën e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale, « Kultivimi i bimëve narkotike », parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakZLATAN IBRAHIMOVIÇ ËNDRRA E TIFOZËVE TË MILANIT
Artikulli tjetërMURIQAN, SHTOHET NUMRI I REFUZIMEVE PËR AZILKËRKUESIT