Gjykata e shkallës së parë në Shkodër ka dhënë vendimet edhe për 15 personat e tjerë të arrestuar si të dyshuar të grupit të kultivuesve të bimëve narkotike në Dukagjin përgjatë vitit 2016.

Në këtë mënyrë gjykata dha masën e sigurisë arrest me burg për shtetasit: Nikolin Bashi, Mentor Bungaja, Emiljan Qeftaj, Rinaldi Qeftaj, Gjon Dresaj, Fatmir Ara dhe Dedë Koçeku, ky i fundit i dënuar më parë me 18 vite e gjysëm për një vrasje në vitin 1995. Për 8 shtetas të tjerë shkalla e parë vendosi masën e sigurisë arrest shtëpie me mbikqyrje elektronike: Mark Bashi, Benard Bungaja, Gjin Çakaj, Ndok Bregu, Ndoc Papshaj, Llesh Qeftaj, Nikë Qeftaj dhe Gjovalin Gravila.