Votojnë Trump dhe Clinton, të dy shprehen optimistë për fitoren

Vijon proçesi i votimit për presidentin e ardhshëm Donald Trump dhe Hilari Klinton kanë votuar në qëndrën e tyre përkatëse në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara. Pas votimit kandidati Republikan ka theksuar përsëri shqetësimin e vjedhjes së votës. Ndërsa Klinton theksoi se do të bëjë më të mirën për vendin nëse fiton. Kandidati republikan për presidencën amerikane Donald Tramp i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Melani, ka votuar në Nju Jork. Donald Trump: “Është një nder i madh, jashtëzakonisht i madh për mua. Ne jemi gjithmonë të shqetësuar rreth çështjes së vjedhjes të votës. Të bëjmë Amerikën përsëri madhështore”. Trump është shprehur optimist për fitoren, bazuar sipas tij në të dhënat e fundit ku thuhet se po ecën mirë në Karolinën e Veriut, Florida dhe Nju Hempshajër. Ndërkohë që dy shtetet e para tradicionalisht konsiderohen si shtete të lëkundura, ku votat nuk janë të sigurta për asnjerin prej kandidatëve. Kandidati që merr mbështetjen e tyre bëhet president i vendit. Tramp tha se sondazhe të ndryshme gabojnë qëllimisht ndërsa votimi vazhdon ende. Më herët gjatë ditës ka votuar dhe Hilari Klinton e cila u shpreh: “Do të bëj më të mirën e mundshme nëse do të kem fatin të fitoj. Njerëzit e pranishëm ketu dëshmojnë se sa e rëndësishme është kjo votë për të ardhmen e vendit”. Në këtë mënyrë Hillary Clinton, me bashkëshortin e saj Bill, përshëndeti pasi votoi mbështetësit e saj në qendrën e votimit në Kapakua, në veri të Nju Jorkut ku dhe banon. Kanë qenë të shumtë ata që e kanë përshëndetur me brohorima momentin e votimit te kandidates demokrate. Klinton në dukje ishte e qetë, por e lodhur pas fushates elektorale të gjatë dhe shumë të ashpër. Ndërkohë proçesi i votimit vazhdon në të gjithë territorin amerikan.