Ambasada e Shqipërisë në Francës i shpreh ngushëllimet familjes së 23 vjeçarit Florenc Beqiraj, i cili ndërroi jetë pasditen e djeshme në spitalin e Marsejës. I riu nga Shkodra ishte prej 7 ditësh në gjendje kome dhe mbahej në jetë me mjete të posaçme.

Ambasada sqaron se për heqjen e tubave, është njoftuar nga ana e spitalit Nord, familja e të ndjerit përfaqësuesit ligjorë të familjes dhe Ambasada. Ambasada thotë se do të vazhdojë ta ndjekë çështjen si dhe do të lehtësojë procedurat për kthimin në atje të trupit të pajetë.

Njoftim lidhur me rastin e zotit Florenc Beqiraj:

Duke u nisur edhe nga interesimi i veçantë mbi rastin e shtetasit Florenc Beqiraj, i cili ndodhej prej disa ditësh në gjendje kritike në spitalin Nord të Marsejës (Francë), Ambasada e Shqipërisë në Francë njofton me hidhërim të thellë se, sot (dje) pasdreke, ai është deklaruar i vdekur nga autoritetet spitalore franceze. Për këtë gjë, janë njoftuar familjarët e të ndjerit, përfaqësuesit ligjorë të familjes, dhe Ambasada. Ambasada e Shqipërisë, e cila që prej njoftimit të ditës së parë e ka ndjekur nga afër rastin e të ndjerit Beqiraj, në kontakt me autoritetet policore dhe gjyqësore-hetimore dhe me ato mjekësore-spitalore të qytetit të Marsejës, si edhe me të afërmit e tij, i shpreh familjes dhe të afërmve të të ndjerit për këtë humbje të të dashurit të tyre, ngushëllimet e saj të sinqerta, si edhe ato të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Duke vazhduar ta ndjekë nga afër çështjen si me autoritetet policore dhe gjyqësore franceze, në pritje të përfundimit të hetimit zyrtar lidhur me rrethanat e vdekjes së të ndjerit Florenc Beqiraj, ashtu edhe me përfaqësuesit ligjorë të familjes, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ambasada e Shqipërisë janë të angazhuara maksimalisht për të qenë pranë të afërmve dhe për kryerjen e lehtësimin e të gjitha procedurave të parashikuara në këto raste sipas ligjit. Ajo risjell gjithashtu në vëmendje se mbrojtja e interesave të Shqipërisë dhe qytetarëve të saj jashtë Shqipërisë është prioritet kryesor i veprimtarisë së qeverisë, e më posaçërisht i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe i përfaqësive të saj në botë.

Artikulli paraprakKOMANDOT NISEN DREJT AFGANISTANIT, XHAÇKA: RRISIM ME 60% PREZENCËN NË 2018
Artikulli tjetërNGA ILIA KARELI TEK FLORENCI, SHQIPTARËT QË U DHUNUAN PËR VDEKJE NGA POLICËT E HUAJ