Tre ditë zie kombëtare për vdekjen e Papa Françeskut pritet të shpallen në Itali, në prag të funeralit të tij. Sipas burimeve qeveritare, La Repubblica raporton se ky është një propozim që do të shqyrtohet nga Këshilli i Ministrave, i cili është thirrur të mblidhet nesër në orën 11:00. Këshilli i Ministrave do t’i besojë shefit të Departamentit të Mbrojtjes Civile, Fabio Ciciliano, koordinimin e veprimtarive dhe të të gjitha strukturave të angazhuara me rastin e funeralit, ashtu siç ndodhi edhe në vitin 2005 me ceremonitë mortore të Papa Gjon Palit II.

Artikulli paraprakLAMTUMIRA E FUNDIT E PAPËS/ CEREMONIA MES TË PREMTES DHE TË DIELËS, DO TË MARRË PJESË EDHE DONALD TRUMP
Artikulli tjetërNË DASHURI, NDIQNI INSTIKTET TUAJA…ÇFARË KANË REZERVUAR YJET PËR SOT