21 vjecari i cili u plagos kater muaj me pare ne ngjarjen e regjistruar ne Beltoje ka nderruar jete ne spital. Ai qendroi per 4 muaj, ne gjendje te rende shendetesore, dhe nuk ka arritur ti mbijetoje plageve te marra, pavaresisht kujdesit te bluzave te bardha. Ngjarja u regjistruar, ne oret e para te mengjesit te 3 shtatorit, rreth ores 03:35 kur 21 vjecari nga fshati Vukël në Malësinë e Madhe mori një plumb në kokë por edhe dëmtime në kafkën e tij teksa ishte goditur.

Ngjarja ndodhi në fshatin Beltojë të njësisë Bërdicë. 21 vjecari u dërgua menjëherë në spitalin rajonal të Shkodrës qëndroi për 4 muaj në gjendje kritike për jetën.

Policia dyshon se autor i plagosjes së rëndë është shtetasi Admir Dekovi. Policia në atë kohë shpalli në kërkim shtetasin Admir Dekovi por që atëherë ende nuk është arritur që të arrestohet.

35 vjeçari më përpara ka punuar si komando në ushtrinë shqiptare ndërsa vitet e fundit bënte punën e bodiguardit në lokalet e ndryshme të natës.

Efektivët vazhdojnë punën për kapjen e 35 vjeçarit Admir Dekovi

Artikulli paraprakLEZHA NË BLACK OUT!
Artikulli tjetër“DEKLARAT E KLERIKUT, DËSHTIM I DIPLOMACISË”