
Vdes 45-vjeçari teksa udhëtonte me biçikletë
Një 45-vjeçar ka humbur jetën një ditë më parë teksa lëvizte me biçikletë, në Maliq të Korçës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, në fshatin Drithas. 45-vjeçari R.Xh., i cili banonte në ë fshatin Rov, ka vdekur duke udhëtuar me biçikletë, bëjnë me dije burime nga policia lokale. Dyshohet se ai ka pësuar atak kardiak.


